Tentojnë ta vrasin një person shkaku i një prone, katër të dyshuarit në arrati


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjilan, të dielën pas mesdite, katër persona dyshohet se kanë tentuar ta vrasin një tjetër, shkaku i një mosmarrëveshjeje për një pronë.

Viktima ka raportuar se është sulmuar me mjete të forta dhe pastaj është qëlluar me armë zjarri, ku është plagosur në këmbë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre, por nuk janë gjetur.

“Gjilan 03.05.2020-14:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pasi e kishin kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë hasur – gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.