Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Londër ka pasë një bashkëbisedim me studentët dhe profesorët e Universitetit të Oxfordit.
Ai ka thënë se me ta ka biseduar për Kosovën, rrugëtimin drejt Pavarësisë, procesin e shtetndërtimit dhe të gjitha zhvillimet aktuale si vazhdimi i dialogut me Serbinë, njofton Klan Kosova.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se studentët e Oxfordit janë interesuar për gjendjen ekonomike, perspektivën e të rinjëve dhe pozitën e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.