Mbi 241.000 të vdekur nga Covid-19 në mbarë botën


Më shumë se 3 398 390 raste infektimi dhe 241 682 të vdekur u regjistruan në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 1 023 900 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 6 167 vdekje të reja dhe 94 645 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 2 518 Britania e Madhe me 621 dhe Italia me 474.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 875 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 77 642 të shëruar. 1 raste të reja infektimi u njoftuan midis të premtes dhe të shtunës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 121 414 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 65 645 vdekje dhe 164 015 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 28 710 vdekje për 209 328 raste,

Britania e Madhe me 28 131 vdekje për 182 260 raste, Spanja me 25 100 vdekje për 216 582 raste dhe Franca me 24 760 të vdekur për 168 396 raste.

Nga vlerësimet e një dite më parë, Taxhikistani ka regjistruar dy vdekjet e para nga COVID-19.

Europa – 1 521 847 raste (142 223 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 177 994 raste (69 278 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 234 032 raste (12 533 viktima).

Azia – 233 465 raste (8 919 viktima).

Lindja e Mesme – 180 721 raste (6 879 viktima).

Afrika – 42 229 raste (1 730 viktima).

Oqeania – 8 102 raste (120 viktima).