Një gjykatë në Skoci gjeti fajtor për përdhunimin e një 29 vjeçareje dy emigrantë ilegal shqiptarë.
Top Channel duke iu referuar medias skoceze raporton se të dy shqiptarët e gjetur fajtor janë Griselt Maranaku, 33 vjec dhe Elton Baga, 32 vjec. Baga njihej edhe me një tjetër emër Leo Baga.
Gjykatës High Court në Glasgow iu tha se se dy shqiptarët me forcë ia hoqën rrobat viktimës dhe duke i përdredhur duart e përdhunuan.
Ky krim ndodhi më 9 Janar 2019. Maranaku tha në procesin gjyqësor se pati marrëdhënie seksuale me dëshirën e 29 vjeçares.
Ndërsa i akuzuari tjetër Elton Baga, duke u mbrojtur në gjyq tha se viktima i kishte ftuar për seks treshe.
Të dy ata i mohuan akuzat por u gjetën fajtor nga juria.
Gjykatësi Sean Murphy QC i vendosi emrat e dy shqiptarëve në regjistrin e krimeve seksuale dhe tha se masën e dënimit do ta jepte gjatë këtij muaji.