Këtë dje në intervistën për “360 gradë” në Alsat M e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, i cili theksoi se në telefon ka biseduar edhe me Zaevin dhe Mickoskin.
Presidenti Pendarovski, në intervistën është përgjigjur në pyetjen se cila është nevoja që temë në takimin e liderëve të jenë zgjedhjet, kur qeveria miratoi dekret për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Pendarovski theksoi se dekretet të cilat i miraton Qeveria kanë fuqi të ligjit, por edhe se Qeveria ka fuqi legjislacioni vetëm derisa ka gjendje të jashtëzakonshme.
“Vetëm në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria mund të miratojë dekrete me fuqi ligjore. Jo në disa kohëra të rregullta parlamentare. Cili është problemi te ne? Parlamenti assesi të mblidhet sepse njeriu i parë i tij konsideron se ai përfundimisht është shpërndarë, është befasuese që edhe partia kryesore opozitare konsideron se nuk duhet të ringjallet parlamenti ku do të mund të kishte kontroll më të madh parlamentar”, thotë presidenti i shtetit.
Pendarovski u përqendrua edhe në gjendjen e jashtëzakonshme edhe për atë nëse do ta vazhdonte për 30 ditë të tjera, duke pasur parasysh atë që 30 ditët përfundojnë më 16 maj.
“Nëse trendët janë me të vërtetë pozitive, dhashtë Zoti me gjithë zemër ashtu dëshiroj të jetë, dhe nëse situata është në atë kuptim edhe në aspektin shëndetësor, pra nëse KOVID-19 qetësohet, unë do të mendoj dy herë nëse do të jem i vetmi që do ta shpall.gjendjen e jashtëzakonshme për edhe 30 ditë, edhe për 30 ditë dhe ashtu deri në fund të vitit”, thotë Pendarovski.