Pacolli: Ftesa e Kurtit për përballje televizive është shokuese


Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli sonte në Pressing ka thënë se është shokuese dhe kërcënim ftesa e kryeminitrit në detyrë, Albin Kurti për përballje në një debat televiziv.

Pacolli ka thënë se këtë nuk e toleron dot, sepse është shumë e gabuar.

‘Ftesa e Kurtit për një debat televiziv është shokuese. Ku thotë se aty do të jetë drejtori i Policisë dhe Xhelal Svecla. Është arrogante, ftesë që krijon fiksim, është kërcënim dhe duket se ajo është drejtuar në adresë të gabuar. Unë nuk e toleroj dot këtë kërcënim’’,ka thënë Pacolli.