Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të nisë në qershor


Fëmijët, që në shator të vitit 2020 duhet të ulen për herë të parë në bankat shkollore, do të mund të regjistrohen muajit qershor, ndërsa rezultatet do të publikohen deri më 15 korrik.

Në bazë të Ligjit për Arsim Fillorë, regjistrimi i fëmijëve në shkolla parashihet të fillojë në muajin maj, mirëpo rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë bënë që regjistrimi të shtyhet për një muaj.

Ky vendim, një nga masat e propozuara nga MASH, mori dritë jeshile në mbledhjen e sotme të qeverisë.