Konferenca qesharake e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë që shumë persona të tallen në rrjetet sociale me të.
Sveçla doli sot në konferencë para gazetarëve të kërkon lokacionin e kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit, duke thënë që të tregon menjëherë se ku gjendet.
E ndaj kësaj ka reaguar këshilltarja e Pacollit, Rejhane Vuniqi, ku ka thënë se konferenca e Sveçlës ishte patetike, ku kishte kërkuar të gjithë gazetarët për të kërkuar lokacionin e Pacollit.
Ajo ka shkruar ‘qoma lokacionin ose dal para trenit’, duke u tallur me Sveçlen me skandalin që pati këngëtarja Morena Taraku.
Postimi i plotë i saj:
Qoma lokacionin ose dal para trenit ??……sa patetike u duk sot konferenca e U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme ku i kishte mbledhë të gjithë gazetarët për të ia kërkuar lokacionin Presidentit Pacolli ose përndryshe bohet nami. Po për mjekët serbë që hynë sot në Kosovë, a e dijmë lokacionin dhe a duhet edhe ata të karantinohen apo ska nevojë se ata skanë me votu????