Në rrjetet sociale është duke shpërndarë me të madhe një fotografi ku shihet miktobiologu kosovar, Lul Raka me frazën e tij, tashmë të njohur, “dy javët e ardhme janë vendimtare për luftën ndaj Covid 19”. E me sportivitet, Raka për Express e ka komentuar këtë fotografi.
Ai thotë se me të vërtetë në kohën kur ai ka folur për periudhën dy javore të izolimit, javën kanë qenë vendimtare.
“Atë frazë e kam postu edhe vet unë në Facebook. E kam marrë me sportivitet. Ka qenë ai dy javëshi im. Por me të vërtetë ka qenë vendimtar për më ia pre kokën virusit. Ka qenë fillimi dhe ka qenë koha kur është shpërnda në komunitet. Në atë kohë, nëse i kishim zbatua strikt masat dhe pra rezultati u pa dy javë më vonë. Dhe kur ka ardhë numri 79, nuk ka pas më nevojë me bo apel me qëndrua në shtëpi, se vet shifrat i kanë mbyllë njerëzit në shtëpi. Mjafton veç një njeri mos me i respektua masat”, thotë ai.
Ndiqeni në vazhdim pjesën ku Raka flet për dy javëshin e tij.