Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha sot se nuk duhet të kemi frikë nga hapja, por duhet të jemi vigjilent ndaj masave.
Mjeku Pëllumb Pipero tha se “hapja është propocionale me ecurinë e epidemisë në vendin tonë, madje do thosha është edhe pak e guximshme, dhe guximi për të vazhduar më tej është proporcional me epideminë por edhe në raport me masat e marra”.
“Pra do thosha se edhe hapja është proporcional me epideminë. Ashtu siç i morëm masat për të maksimizuar kujdesin ndaj këtij virusi, po ashtu janë dhe masat lehtësuese”, tha ai.
Në vijim, Pipero tha ne nuk duhet të kemi frikë nga hapja graduale apo lehtësimi gradual i masave shtrënguese sa kohë epidemia është në kontroll, por kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën të ulim kujdesin.