Shqipëria nuk hap shkollat, mësimi fillon në shtator

Viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shkak të koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një komunikimi online.

Shkollat dhe Universitetet në Shqipëri do të rihapen në shtator ndërsa prej datës 9 mars të këtij viti vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të situatë së shkaktuar nga pandemia botërore, Covid-19.

“Ashtu siç ju kam premtuar dua të ju njoftoj sot për vendimin që kemi marrë, për mbylljen e vitit shkollor.” tha Shahini.

“Kemi vendosur që shkollën ta hapim vetëm për maturantët për disa javë”. tha më tej Shahin