Qeveria Kurti po vazhdon bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë dhe lejimin e futjes në Kosovës të mjekëve, infermierëve dhe njerëzve të tjerë, edhe sot ka pasur zhvillim të tillë.
82 mjekë, infermierë e punëtor tjerë që thuhet se janë shëndetësor janë lejuar që përmes pikës kufitare në Merdare, të futen në Kosovë me dhjetëra automjete, autoambulanca dhe ndihma të tjera nga Serbia.
Askush nga këta 82 serbë të ardhur në Kosovë, nga ministri e Shëndetësisë nuk është marrë asnjë vendim për futjen e tyre në karantinë, duke theksuar rregullat dhe vendimet e fundit nga Qeveria Kurti për futjen në karantinë të personave që vijnë nga shtetet e tjera.