Filipçe: E kemi barazuar kurbën e epidemisë, duke i respektuar masat për kthim në normalitet

Analizat aktuale tregojnë në atë se faktori i transmetimit të Kovid-19 në përgjithësi në vendin tonë është nën 1, megjithatë po bëjmë analiza të hollësishme për rajone të caktuara në vend dhe po presim edhe disa ditë të tjera për të parë se si do të jetë trendi i të diagnostikuarve të rinj. Me të gjitha masat deri tani e kemi barazuar kurbën e epidemisë, nuk e kemi rënduar sistemin shëndetësor. Kemi pasur një numër linear të rasteve me koronavirus dhe çdo ditë kemi një numër të ri të të shëruarve, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp, përmes video komunikimit onlajn.

Vetëm nëse personalisht çdo qytetar angazhohet për këtë dhe jep kontributin e tij me respektimin konsekuent të masave, tha ministri, ne do ta mbajmë këtë trend, do ta kapërcejmë këtë situatë dhe gradualisht do të kthehemi në jetën normale.

Ai gjithashtu e komunikoi vendimin e marrë nga Qeveria në seancën e sotme për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin gjatë festave të Ditës së 1 Majit.

“Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht, e premte, e shtunë dhe e diel, lëvizja e qytetarëve do të lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 2 pasdite dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, lejohet lëvizja nga ora 5 deri në 11 të mëngjesit. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00 deri në 14:00. Mbeten në fuqi të gjitha masat e tjera për mbrojtje nga Kovid-19 të miratuara nga Qeveria”, theksoi Filipçe.

Me këtë, sqaroi ai, qytetarët kanë kohë të mjaftueshme në orët e paradites edhe të shëtiten dhe për t’i blerë produktet e nevojshëm, pa krijuar turma në ato vende, në tregje, markete.

“Por, bëj thirrje sërish që duhet detyrimisht të mbahet maska për fytyrën, gojë dhe hundë, siç është caktuar në ambiente të mbyllura ose jashtë, nëse distanca e rekomanduar prej dy metrash nuk mund të mbahet. Të gjithë kemi përgjegjësi të barabartë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Nuk duhet të lejojmë që tani ta vëmë në pikëpyetje atë që deri më tani së bashku kemi mbijetuar dhe kapërcyer të gjithë, mbase periudha më e vështirë, sfida më e madhe dhe vërtet kemi bërë shumë”, theksoi Filipçe.

Lidhur me të dhënat e fundit për gjendjen me Kovid-19 në vend, tha se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 36 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -19, Kumanovë-1, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Veles-3, Gostivar-2.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërruan jetë dy persona nga Prilepi, pacientë i moshës 58-vjeçare, i hospitalizuar në Klinikë prej 19 prillit dhe një pacient 63-vjeçar në mjekim spitalor prej 9 prillit, që të dy ishin në ventilim mekanik. Në SPQ “8 Shtatori” ndërruan jetë tre persona, dy pacientë nga Shkupi në moshën 75 dhe 58-vjeçare që të dy të hospitalizuar më 26 prill, dhe një paciente nga Tetova e moshës 51-vjeçare, e hospitalizuar nga 12 prilli. Para dy ditëve ndërroi jetë edhe një paciente nga Shkupi në Klinikën e Onkologjisë në moshën 71-vjeçare. Rezultati i saj pozitiv në Kovid-19 kishte mbërri gjatë ditës së djeshme, tha Filipçe..

Theksi se gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 362 testime, ndërsa janë konfirmuar edhe 22 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup -11, Kumanovë-2, strugë-1, Veles-3, Kavadar-2, Gostivar-2 dhe Negotinë-1. Me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend është 1.421, numri i pacientëve të shëruar është 589, e të vdekurve 71, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 761.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa për momentin janë hospitalizuar gjithsej 52. Të sëmurë kritikë dhe në ventilim mekanik janë tre pacientë, 25 janë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe në maskë oksigjeni. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej 28 janë hospitalizuar. Me pasqyrë më të rëndë klinike janë tre pacientë, ndërsa gjashtë janë në respirator. Në spitalin klinik në Manastir mjekohen gjashtë pacientë, ndërsa tetë ndiqen në mjekim shtëpiak. Në Spitalin klinik në Shtip në mjekim spitalor ka dy pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe gjashtë pacientë. Në repartet tjera infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar, Ohër, Tetovë janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë, pozitiv në Kovid-19”, shtoi Filipçe.