Zeka për bllokimin e Pacollit: Lideri juaj shpirtëror Kurti i lejoi 30 mjekë nga Serbia të hyjnë në Kosovë, s’u vendosen në karantinë

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Qeveria aktuale i ka shpallur luftë Parlamentit duke mos lejuar ardhjen e liderit të AKR’së, Behgjet Pacolli në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se Kurti fillimisht prishi marrëdhëniet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar.

“Per keta qe Albini ua ka shperla trurin: A e dini ju qe lideri juaj shpirteror ka leju me hy ne Kosove 30 mjek serb, te cilet as nuk kane hy ne karantine, as nuk kane licensa te punes?!

Ju qe po thoni se çka ka lidhje qe eshte deputet?!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pse po na qet faqen e zeze kjo qeveri?!
Pse nuk nderhyne Vjosa Osmani?!

Reagim per bllokimin e Pacollit

Nabani hore para krejte botes. Na prishi me te gjithe miqte nderkombetar per punen e takses, pastaj edhe e heqi, edhe nuk e heqi.

Lufte me rrethoja. Si kmerte e kuq ne Kamboxhia, qe hudhnin nga dritaret shporeta e frigorifer, sepse “ishin veper e borgjezise”!

Kjo qeveri talibane, tash i ka shpalle lufte Parlamentit. E ka blloku deputetin Behgjet Pacolli ne Zvicer, jo puna e koronavirusit, po puna e votes.

Nje veprim te tilla barbar, nuk mundesh me e gjete as ne vendet ma diktatoriale. Po ma shume se keta po me habite mos reagimi i Kryetares te Kuvendit, Vjosa Osmani, pse jo, edhe gruaja e ambasadorit amerikan!

Per keta qe Albini ua ka shperla trurin: A e dini ju qe lideri juaj shpirteror ka leju me hy ne Kosove 30 mjek serb, te cilet as nuk kane hy ne karantine, as nuk kane licensa te punes?!

Ju qe po thoni se çka ka lidhje qe eshte deputet?!