Çulev: Për 1 maj nuk duhet të ketë orë policore


Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i ka propozuar Qeverisë që gjatë fundjavës së ardhshme, kur edhe do të shënohet Dita e Punës (1 maji) të mos ketë orë policore të vazhduar, sikur ishte me rastin e Pashkëve.

Në vend të kësa, Çulev propozon që ora policore të fillojë njëjtë sikur fundjavën e kaluar, kur ndalesa filloi të shtunën në orën 15:00, ndërsa zgjati deri të hënën në mëngjes.
“Me rastin e fundjavës së vazhduar për 1 maj, thekson se Qeveria duhet të sjellë vendim i cili do të jetë i njëjtë me fundjavën e kaluar. Çdo kufizim që do të jetë më rigoroz, do të ketë ndikim negativ tek qytetarët”, ka shkruar në Facebook ministri Naqe Çulev.
Në lidhje me lëvizjet në pyje dhe bjeshkë, ai thotë se duhet të shfrytëzohen për rekreacion dhe jo për grupim.