Arrestohet personi që këndonte mbi makinë në mes të Shkupit


Policia e ka arrestuar burrin nga videoja që mëngjesin e sotëm u shpërnda në rrjetet sociale, në të cilën shihet se si ka hipur në një automjet, duke kënduar dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Nga MPB-ja informojnë se bëhet fjalë për personin H.J., i cili është ndaluar dhe do të akuzohet për “sharje, bërtitje, sjellje të paturpshme dhe të papërshtatshme në një vend publik”, si dhe “ngarje të makinës në gjendje të dehur në një vend publik”, ose “në gjendje të dehur e prish rendin dhe qetësinë publike”, dhe për “poshtërim të organeve shtetërore”.

https://twitter.com/i/status/1254693466573090819