Beograd, 1 qershor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “e vetmja gjë që u intereson shqiptarëve është mënyra si ta okupojnë veriun”, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.
“I vetmi kusht për kohën e artë të Serbisë është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve dhe shtoi se “Serbia nuk do të lejojë askënd t’i dëbojë serbët”.
Ai thotë se i ka drejtuar një lutje publike përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të kuptojnë çfarë po flasin shqiptarët, t’i marrin vesh mesazhet e tyre dhe të pengojnë përpjekjen e tyre eventuale të ndërhyrjes në veri dhe të sulmojë popullsinë serbe atje.
Sipas tij, thelbi i vërtetë i përrallës për sistemin energjetik, që përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës e zënë në gojë, është ta marrin veriun nën kontroll, transmeton Koha.net.