Tre vjetori i 27 prillit, Taravari: Organizatorët kryesor janë jashtë shtetit ose nëpër koloaret e pushtetit


Aleanca për Shqiptarët ka rikujtuar sot 3 vjetorin e ngjarjeve të 27 prillit, ku deputetë e gazetarë u sulmuan nga protestuesit në Kuvend.
Sekeretari Gjeneral Arben Taravari përmes një konference për shtyp rikujtoi se si atë natë kryetarit të tij Ziadin Selës desh ia morrën jetën ndërsa siç shtoi Sela “ishte i vetmi kryetar i ndonjë partie shqiptare që mori pjesë në betejën historike të kësaj date të 2017-ës, kur u rrëzua një regjim që e mbylli dhe izoloi totalisht mbi 10 vjet RMV-në, një regjim i përbërë nga binomi BDI-VMRO”.

“Sot, 3 vjet pas këtij rasti, fatkeqësisht organizatorët kryesor të ngjarjes së 27 prillit, janë jashtë shtetit ose nëpër koloaret e pushtetit, kurse njeriu që e shpëtoi z.Selën, z.Feta Halimi, është në burg padrejtësisht!” tha Taravari