​Kryeministri britanik i rikthehet sot punës


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson rikthehet sot në punë, një muaj pasi u diagnostikua me virusin e ri COVID-19.

Johnson qëndroi një javë në spitalin “St Thomas” në Londër në 5 prill, ku tre net i kaloi në terapi intensive.

Johnson nisi normalisht punën këtë të hënë me takimet e mëngjesit të kabinetit qeveritar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Britania ka qenë një nga vendet më të prekura nga shpërthimi i COVID-19, me numrin e vdekjeve që i kaloi 21 mijë.

Johnson përballet me thirrje nga partia e tij për të lehtësuar kufizimet dhe me një letër nga lideri i ri i partisë së opozitës, Keir Starmer, duke kërkuar detaje mbi një heqje të mundshme të bllokimit.