“Çartet” Nasim Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇk-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin”, tha Haradinaj.

Pak minuta më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shkarkuar Shkëlzen Gashin, pas deklaratave të këtij të fundit për UÇK-në.

Kurti ka thënë se deklaratat e Gashit, patën pasoja shpërqendruese nga puna e qeverisë në detyrë.

Sipas Kurtit është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit të tij.