Dalin rezultatet e testimit për Koronavirus të Stojanovskit


Udhëheqësi i Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, Goran Stojanovski dhe anëtari i shtabit komunal të krizës mbrëmë njoftuan në rrjetet sociale se në mënyrë shtesë është testuar pas çka rezultatet ishin negative. Stojanovski është njëri prej anëtarëve të shtabit komunal të krizës tek i cili më 16 prill është konfirmuar se është pozitiv në Kovid-19.

Stojanovski shkruan se pas konsultimeve me mjekun amë dhe pasi nuk ka pasur simptoma është testuar priva në dy klinika.

Ai sqaron se ka marrë vendim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor se duhet të jetë në vetizolim, ndërsa tani dy rezultatet kanë rezultuar negativë.

Stojanovski paralajmëroi se me shkrim do të drejtohet deri tek QSHP Kumanovë dhe do të kërkojë testim të sërishëm që të korrigjohet gabimi. Ai shton se do ta respektojë vendimin e ISHSSH-së./Telegrafi/