Sonte në Athinë në prani të tre diplomatëve nga MPJ, është bërë marrëveshja për ndryshimin e emrit, me gjitha parakushtet, me erga omnes dhe ndryshim të kushtetutës, pritet që këshilltarët kryesorë për punë të jashtme Bashanoviq dhe Kalpadakis të organizojnë bisedë telefonike mes Zaev dhe Cipras që të vendoset për prapashtesën Veriore ose Maqedonia e Re”, – ka shkruan në profilin e tij në Fb deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski, shkruan Fakte. Ai para disa ditësh publikoi edhe planin e detajizuar me 11 pika për zgjidhjen e çështjes së emrit, me afate kohore konkrete.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev sot nga Kuvendi përsëriti edhe një herë se jemi si asnjëherë më parë afër zgjidhjes së problemkt me emrin, ndërkohë që Presidenti Ivanov, opozita në Maqedoni dhe ajo në Greqi kundërshtojnë variantet e propozuara deri më tani.