Dr.Ismail Lutolli, ja dy fjal për GRUAN!

? GRUAJA

☘Lindë si fëmijë i “dorës së dytë ” dhe për të thuhet: me rëndësi që është e shëndoshë, edhe pse vajzë s’kemi çka bëjmë!

☘Si fëmijë dhe e rritur është ajo që duhet të kujdeset për moralin e saj dhe po gaboi faji është vetëm te ajo, por kurrë te burri…

☘ Ndërron mbiemrin e saj posa të martohet.

☘ Ndërron shtëpinë e saj, largohet nga ku lindi dhe u rritë.

☘ E lë familjen e saj, shpeshherë edhe e ka të caktuar kur mund t’i vizitoj ata.

☘ Vjen të jetojë me ty përgjithmonë duke të besuar plotësisht.

☘ Ndërton shtëpinë me ty duke punuar ditë dhe natë.

☘Mbetet shtatzënë dhe rritë në barkun e saj fëmijët tuaj.

☘Shtatzënia i ndryshon trupin por ajo ngelet gruaja e shtepise me të gjitha obligimet.

☘Vjen duke u rënduar nga pesha por ajo vazhdon dhe kryen tërë punët në shtepi.
Nuk e pyet njeri a mundet?!!!

☘ Përjeton dhimbjet e lindjes e shpeshherë lind më operim dhe duhen muaj për të rimarrë vetveten.

☘Fëmija që e solli në jetë prap merr mbiemrin tuaj.

☘ Zgjohet me dhjetëra herë gjatë natës për të ushqyer me gji femijun tuaj derisa ju fleni qetë.

☘Në çdo shqetësim të femijut tuaj eshte gruaja ajo që merret me të.

☘Deri në ditën që ajo vdes është në gjendje të bëjë gjithçka për familjen, për ty si burrë.

☘Tërë jeten si grua ajo vazhdon të përgatisë ushqimin, të pastrojë shtëpinë, të kujdeset për fëmijët e prindërit e tu, të rrisë fëmijët, të fitojë, të këshillojë, kujdeset të jetë prehje për ty, të mbajë lidhjet familjare, të bëjë gjithçka që të bën dobi ty dhe familjes tënde.

Nganjëherë sakrifica e gruas eshte aq e madhe sa i kushton me shëndetit e saj.

Me te drejte lind pyetja kush ne të vërtetë është i favorizuar këtu,gruaja apo ti si burrë?!

Mos harroni asnjehere!
Nuk është e lehtë të jesh grua në mentalitetin tonë. Madje është sakrificë e madhe.

Të qenurit grua nuk ka çmim!

Dr.Ismail Lutolli