Covid-19, shërohen 48 persona në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të kuruar. Prej tyre, 6 pacientë kanë qëndruar në spital ndërsa 42 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientët e shëruar të cilët trajtuan sëmundjen në kushte shtëpiake janë regjistruar në : Kumanovë -1, Manastir -1, Shkup-19, Tetovë -16, Shtip-1, Radovish -4. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 272.

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1269. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2, në Veles 3 dhe në Vallandovë 1. Gjatë 24 orëve të fundit, një 54 vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në Spitalin “8 shtatori”. Viktima ishte pranuar në spital më 9 prill në gjendje të rëndë shëndetësore. Me rastin e fundit numri i të vdekurve në vendin tonë shkon në 56.