Do të paguajë çmimin dhe do të pësojë humbje të mëdha… Erdogan paralajmron Sirinë


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar sot regjimin e Bashar Al-Ass-adit se po e përdor pandeminë me koronavirus në botë për të intensifikuar sulmet në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në veriperëndim, duke thyer kështu armëpushimin e arritur në mars.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Erdogan tregoi hapat që do të ndërmarrë nëse Siria do të vazhdojë të shkelë armëpushimin në provincën Idl-ib.

“Turqia mbetet e angazhuar për marrëveshjen me Rusinë, dhe nuk do të lejojë që re-gjimi sirian të luajë rolin e agresorit. Nëse regjimi, i cili theu ar-mëpushimin dhe kushtet e tjera të marrëveshjes, vazhdon në këtë mënyrë, ai do të paguajë çmimin dhe do të pësojë humbje të mëdha”, porositi Erdogan.

Ai këto komente i bëri pas raportimeve për shkelje të kufizuara të armëpushimit nga qeveria siriane dhe një shkëmbim zjarri midis trupave siriane dhe forcave të opozitës të mbështetur nga Turqia, megjithëse, sipas AP, ar-mëpushimi duket se kryesisht do të mbahet.Marrëveshja e ar-mëpushimit u arrit më 5 mars, me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë, e cila mbështetet nga palët rivale në kon-fliktin në Siri.