Mendohet se janë të nevojshme rreth 3 vjet për t’u normalizuar gjendja me Covid-19. Rreth 80 për qind e popullatës duhet të fitoje imunitet dhe atëherë do të filloje të stabilizohet gjendja edhe pse pas virusit korona asgjë nuk do të jetë siç ka qenë më parë, tha kardiologu nga Maqedonia që vepron në Zvicër, Florim Cuculi.
“Nëse ne vazhdojmë kështu do të zgjasë përafërsisht 3 vjet deri kur të kemi imunitet tek 80 për qind e popullatës që një mënyrë të kemi një mbrojtje kundër Covid-19. Kështu që nëse është kjo e vërtetë atëherë ne 3 vjet nuk do të kemi jetë normale, kjo dmth është ajo më pesimistja që mund të them“, tha Florim Cuculi, karidolog nga Zvicra.
Ai shtoi se përafërsisht 6 muaj është periudha më e hershme kur mund të zbulohet vaksina kundër Covid-19.
Cuculi pohoi se ajo që ndihmon në parandalimin e pandemisë është distanca fizike dhe jo aq shumë karantina ose izolimi.
“Supozohet se ajo që e mundëson ndalimin e kurbës ose ndaljen e pandemisë nuk është në fakt izolimi ose karantina por është më shumë distanimi social, sepse shihen vende që edhe para se të fillojë izolimi total d.m.th karantina totale ashtu siç është te ju goxha e rreptë por edhe këtu dhe tani ka filluar ngadalësimi i kurbës dhe kjo supozon që në fakt ndoshta luajnë rol më të madh disa masa tjera që ne nuk e kemi ditur që mund ta lujnë këtë rol”, tha Florim Cuculi, karidolog nga Zvicra.
Për gjendjen në Zvicër, Cuculi tha se nga 27 prilli gjendja atje do të filloje të normalizojet dhe do të bëhet në disa faza. Autoritet e Zvicrës do të fillojnë me hapjen e ambulantave dhe spitaleve për kontrollet rutinore, do të hapen sallonet e berberëve dhe sallonet për kozmetikë si dhe disa veprimtari të tjera që janë më me rëndësi.