“Anima Mundi”: Arrestimi i djeshëm është demonstrim i forcës mbi djaloshin dhe qenit të tij

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” ka reaguar për arrestimin e djalit i cili dje, gjatë orës policore, kishte dalë për ta shëtitur qenin.

“Ne në këtë shohim demonstrim të forcës dhe keqtrajtim ndaj një minoreni dhe kanakarit të ri për çka kërkojmë urgjentisht identifikim të personave zyrtarë dhe dënim për ta. Në kohën kur njerëzit nëpër rrugë protestojnë ose vallëzojnë dhe kalojnë pa u ndëshkuar, a duket kështu profesionalizmi i policë tonë dhe zbatimi i turpshëm i masave në pajtim me kompetencat policore në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e “Anima Mundi”.

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën vërehet se si disa policë marrin masa dhe arrestojnë një person i cili kishte dalë jashtë për të shëtitur qenin e tij.

Dje Ministri i MPB-së, Naqe Çulev në profilin e tij në Facebook shkruan se rasti është evidentuar dhe se janë marrë masat për konfirmimin ligjor të procedimit të policëve.