Edhe Maqedonia e Veriut po shqyrton masat për mundësinë e kthimit normalitetit në vend, pasi një gjë e tillë tashmë po merret në disa vende të rajonit dhe Evropës, që janë të përfshira nga koronavirusi.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski theksoi se pas festave të majit do të nis procesi i kthimit të vendit në normalitet.
“Po përgatisim plan serioz, pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit në normalitet pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit në normalitet. Kjo nuk do të jetë shpejt, as menjëherë”, ka paralajmëruar Oliver Spasovski përmes rrjeteve sociale.
Ai edhe dy ditë më parë tha se një plan i tillë po shqyrtohet dhe analizohet në Qeveri, për atë si dhe në çfarë mënyre pas 1 Majit të fillohet me lehtësimin e disa masave, ndërsa të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet.