Donika Bakiu: Janë thyer rregullat kishat plot me njerëz, kush merr …


Donika Bakiu

Më habit fakti se askush nuk reagon sot, virusi korona merr jetë këtë e shohim çdo ditë. Mbrëmë siç po shohim në portale janë thyer rregullat, kishat plot me njerëz. Çfarë do të ndodh tani?Po dënime a duhet? Sot të gjithë heshtin, askush nuk reagon! Edhe përkundër shumë apeleve nga ministri, kryeministri, që të mos prishen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, ne shohim numër të madh të besimtarëve ortodoks, që pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jezu Krishtit.

Gjatë ditëve të kaluara tërë kohën kishte apele të shumta që Pashkët këtë vit të festohen nga shtëpitë, por si duket nuk janë marrë parasysh këto thirrje duke hapur dyert e kishës për besimtarët.

Vlen të theksohet që nga e premtja ora 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi është ndalesa për lëvizje të qytetarëve, që i bie se të gjithë këtë që kanë shkuar atje kanë shkelur rregullat e orës policore.