Qeveria e Maqedonisë formon fond për ballafaqim me krizën e coronavirusit


Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për krijimin e një fondi për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga coronavirusi COVID-19.

Me këtë dekret me forcë ligjore rregullohet krijimi, financimin, si dhe qëllimin e mjeteve të Fondit për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga coronavirusi COVID-19.

Mjetet e mbledhura nga Fondi do të përdoren për të mbështetur financiarisht masat ekonomike për të ndihmuar dhe mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi COVID-19