Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se do të rikthejë kontrollin e zonave që mbahen nga Forca Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, dhe se forcat amerikane duhet të kenë mësuar nga Iraku dhe të largohen nga Siria.
Në një intervistë për Russia Todaty, Assad po ashtu tha se qeveria “ka nisur të hapë dyert për negociata” me kurdët, që kontrollojnë zona në veri dhe lindje të Sirisë, ku janë të stacionuara edhe forcat amerikane.
“Dialogu është opsioni i parë. Nëse jo, ne do t’i çlirojmë ato zona me forcë. Amerikanët duhet të largohen”, tha Assad.
Duke iu përgjigjur përshkrimit që i ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump, kur e ka quajtur “kafsha Assad”, presidenti sirian tha: “Çfarë thua, ashtu je”.