Gjini për testet nga Serbia: Qysh bre për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë


Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar nga Serbia një donacion prej një mijë testesh për koronavirus.

Nëpërmjet një shkrimi, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Gjini ka vlerësuar se vendi është poshtëruar shumë me pranimin e ndihmës nga fqinji verior.

“Seriozisht është turpëruese deri në pezm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia!”, ka shkruar Gjini.

“Per cka dreqin e kerkuat ndihmen nga diaspora? Qysh bre per kaq pak pare me u poshtnu kaq shume?”, ka pyetur ai.

“Ngani tash tifozeri! Marre bre!”, përfundon shkrimi i Gjinit.