ASH: Masat e Qeverisë i shkelin vet funksionarët


Për situatën e fundit në Kumanovë ka reaguar edhe Aleanca për shqiptarët. Nga partia e Selës thonë se masat i shkelin vet funksionarët ndërsa dënimet i paguajnë qytetarët. Në reagim, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi morale dhe institucionale nga të gjithë që rrezikojnë shëndetin publik pa dallim. Në bazë të nenit 205 nga Kodi Penal për veprën penale kundër shëndetit të njeriut duhet të kërkohet përgjegjësi penale nga kryetari Maksim Dimitrievski. Sjellja e tillë, pikërisht nga njerëz që kanë për obligim stabilizimin e gjendjes veç se e prolongon situatën dhe zgjat gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet më tej në reagim.