Park mali i Vodnos dhe mali i Gazi Babës janë të përjashtuara nga ndalesa e pjesshme, e cila u miratua javën e kaluar, pasi që me ata nuk menaxhon NP Pyjet e Maqedonisë.
Atje lëvizja është e lirë duke i pasur parasysh masat restriktive të Qeverisë kundër pandemisë, tha ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski.
Ai sqaroi se e njëjta vlenë edhe për regjimin e lëvizjes në vendet rekreative në vend, gjegjësisht se kjo masë ka të bëjë vetëm me ata pjesë me të cilët menaxhon NP Pyjet e Maqedonisë, a 90% e maleve bien tek ata.
Masa, ashtu siç ionformoi ministri gjithashtu nuk i përfshinë edhe parqet nacionale Pelister, Mavrovë dhe Galiçicë.
“Ndalesën e pjesshme për lëvizje nëpër male dhe pjesët e maleve që e miratoi Ministria e Bujqësisë me kërkesë të Pyjeve të Maqedonisë, dy vitet e kaluara miratohet mu në periudhën kur kemi shpeshtim të zjarreve”, tha Dimkovski.
Qëllimi i masës është që të parandalohen zjarret pasi që në 30 ditët e kaluara kemi pasur 25 zjarre në mal.
“Kuptimi i ndalesës është që të dihet për momentin se cilët persona dhe e çfarë qëllimi lëvizin nëpër male dhe se janë atje, por nuk ka asnjë masë restriktive në pjesën me dobi ekonomike”, tha ministri duke shtuar se ka përjashtime për mbledhjen e kërpudhave apo barnave mjekësore, por duhet që të kërkohet leje nga autoritetet.
Ai shtoi gjithashtu se kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me alpinistët dhe shoqatat e alpinistëve kur duan të paraqesin ture e cila do të duhej të lëvizë nëpër malet nën kompetenca të NP Pyjet e Maqedonisë./Portalb