Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se në seancën e sotme Qeveritare përveçse për Kumanovën do të diskutohet edhe për Tetovën dhe Prilepin të cilat janë tre zona të rrezikshme, ku ndoshta do të duhet të shtrëngohen masat.
Për Tetovën do të shqyrtohet edhe kërkesa për ndërprerjen e transportit ndërurban, për parandalmin e përhapjes së Covid-19.
Me rastet e reja numri i të infektuarve me Covid-19 në Kumanovë ka arritur në 320, Prilep -112 dhe Tetovë -52.