Fituesi i Nobel në Mjekësi në vitin 2008, Luc Montagnier ka thënë se COVID-19 ka dalë nga një labarator në qytetin e Wuhan, Kinë.
Sipas ‘rfi’, Montagnier ka thënë se COVID-19 i cili ka vrarë më shumë se 140,000 njerëz në të gjithë botën është lëshuar aksidentalisht nga një laborator kinez i cili ishte në kërkim të një vaksine për AIDS.
“Laboratori i Wuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga viti 2000. Ata futën sekuencat e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez,” ka deklaruar Montagnier.
Ai ka thënë se edhe disa studiues indianë ishin përpjekur për të botuar një studim të ngjashëm me idenë e tij por që më pas u tërhoqën.
“Virusi i ardhur nga kafshët një legjendë e bukur por e pamundur,” është shprehur Montagnier.