Studimi i ri: Ja sa gradë duhet të jetë temperatura për të vrarë Covid-19


Koronavirusi mund t’i mbijetojë ekspozimit ndaj temperaturave deri në 60° C për periudha të gjata kohore.

Kështu thontë një studim i ri, i kryer nga studiues të Universitetit të Aix-Marseille, në rajonin e Francës jugore.

Gjetjet e tyre sugjerojnë që masat standarde të përdorura për dezinfektimin e laboratorëve kërkimorë, si ngrohja në një temperaturë të tillë për një orë, nuk janë efektive ndaj COVID-19.

Në vend të kësaj, për të vrarë patogjenin, studiuesit zbuluan se duhej të rrisnin temperaturën deri 92°C për 15 minuta.

Në testet e tyre, shkencëtarët përdorën qelizat e veshkave nga një majmun afrikan, një material standard për testet e aktivitetit viral, të cilat ishin infektuar me koronavirus./Opinion.al