Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 22 raste, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Manastir 1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 1,117.
Një informacion shpresdhënës vjen nga Kumanova ku 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 4 raste, që është 11 vish më pak në krahasim me ditën paraprake kur u shenuan 43 raste. Mirëpo përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Spitalit të Kumanovës kanë thënë për Gazetën Lajm se qytetarët nuk duhet të lirohen, sepse rreziku ende nuk ka kaluar, por duhet të jenë edhe më të disiplinuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të vdekjes nga koronavirusi. Një pacient nga Kumanova në moshën 85 vjeçare, dhe një nga Krusheva në moshën 77 vjeçare kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Kurse një pacient nga Labunishta e Strugës që kishte ndërruar jetë në para tre dite në një Klinikë private në Shkup gjithashtu ka rezultuar pozitiv post mortum me koronavirus. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 49.