Për një muaj që kur ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, Prokuroria Publike ka ngritur ndaj 1020 personave procedurë për shkelje të nenit 205 dhe 206 të kodit penal që kanë të bëjnë me mesrespektimin e masave dhe ndalesave të Qeverisë siç janë vetizolimi, ora policore dhe ndalesat për shërbimet hotelierke.
Më së shumti dënime janë shqiptuar për shkeljen e orës policore, gjithsej 918 në mbarë vendin, 91 persona janë dënuar për shkelje të masës për vetë izolim dhe 11 dënime janë shqiptuar për shërbimet hotelierike.
Kryeqyteti kryeson listën me numrin më të madh të dënimeve, 244 për shkelje të orës policore dhe 17 për persona që nuk kanë respektuar masën për vetizolim. Pas Shkupit, qyteti me më shumë dënime të shqiptuara është Manastiri ku nga 97 dënime gjithsej, 89 janë shqiptuar për shkelje të orës policore dhe 8 për vetëizolim.
Me vetëm katër dënime më pak pason Prilepi ku numri i personave që janë dënuar për shkelje të masës për vetizolim është I njëjtë me Manastirin, ndërsa për shkelje të orës policore janë dënuar 85 person. Pas këtyre qyteteve radhitet Tetova me 79 dënime gjithsej dhe që të gjitha janë për shkelje të ndalesës për lëvizje gjatë orës policore për periudhën 30 ditore të gjendjes së jashtëzakonshme.