Në Tetovë kafeteritë kanë gjetur disa forma alternative për të shpërndarë kafenë tek klientët e tyre, pas ndalesave të vëna nga Qeveria për t’u mbrojtur nga Covid-19!
Në mëngjes para kafeterive ke mbi dhjetë- pesëmbëdhjetë qytetarë që konsumojnë kafe… Teksa shumica e kafeterive respektojnë rregullat për të mos pranuar klientë në hapësirat brenda.
Fotografinë që ka realizuar sot fotoreporteri i Pa Censurë shihet se një nga kafeteritë në Tetovë nuk e ka respektuar rregullin dhe ju ka shërbyer kafe klientëve ulur në pjesën e hapur të lokalit.
Në fotografi shihet qartë dera e hapur e lokalit dhe klientët e ulur.