I mituri rrah nënën e tij


Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Policia ka treguar se ka arrestuar një person të moshës së mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë, se kohëve të fundit, me masat e marra nga qeveria e Kosovës për izolimin në shtëpi, janë rritur dukshëm edhe rastet e dhunës në familje.