Rusia e dënoi vrasjen e inskenuar të gazetarit rus, Arkady Babchenko, duke e cilësuar atë si “një tjetër provokim anti-rus”.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e inskenoi vrasjen e tij në Kiev, për të parandaluar, siç tha, një komplot të agjentëve rusë për të vrarë vërtet Babchenkon, transmeton REL.
Babchenko u shfaq të mërkurën në një konferencë për media, një ditë pasi u raportua i vrarë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e përshkroi veprimin e autoriteteve të Ukrainës si “një maskaradë”, e bërë për “efekt propagandistik”.
Ajo shtoi se Rusia është e lumtur që Babçhenko është gjallë.
Babchenko, kritik i Kremlinit, është zhvendosur në Ukrainë pas, siç është thënë, kërcënimeve me vdekje në Rusi.