Qyteti i Shkupit propozon muzikë gjatë orës policore, kundërshtohet nga këshilltarët e VMRO-së


Grupit këshilltar të VMRO DPMNE-së në Qytetin e Shkupit nuk u pëlqen të dëgjojnë muzikë nga artistë të papunë, nëpër çatitë e Shkupit, në kushte të virusit korona. I porositën kryetarit Shilegov që në vend të mjeteve për zbavitje, ta zgjidhë problemin me rrëmujën nëpër autobusët e transportit publik, me mbeturinat nëpër rrugë dhe “bombën” ekologjike, Vardarishte. Thonë se mbështesin projekte artistike, por jo në kushte të krizës shëndetësore.

“Derisa njerëzit vdesin nga virusi korona, Shilegovi mendjen e ka te muzika dhe ndan subvencione prej 14.500 denarëve për këndim prej 1 orë nëpër çatitë e Shkupit. Ai për çdo ditë po dëshmon se me dorëheqje, Shkupi do të shpëtojë nga paaftësia e tij”, thonë nga Grupi i këshilltarëve, VMRO DPMNE.

Grupi i këshilltarëve të VMRO DPMNE-së thotë se mbështesin projekte artistike, por jo në kushte të krizës shëndetësore. Nga Qyteti i Shkupit thonë se dallon qasja e Koce Trajanovskit i cili gjatë kohës së krizës botërore ekonomike, paratë e kulturës i shpenzoi për projektin “Shkupi 2014” dhe honorare milionëshe vetëm për disa artistë.

“Gjatë kohës së krizës, Qyteti insiston që sa më shumë artistë të rinj të fitojnë nga një pagë minimale. Honorarët e tyre në këtë periudhë nuk do të jenë as 1% nga honorarët e skulptores së preferuar të projektit “Shkupi 2014”, Valentina Stefanovskës”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit njofton se pranë tyre kanë arritur mbi 100 aplikime nga artistë të rinj për projektin e quajtur “Kulturë gjatë kohës së koronës”. Një ditë më parë, nga çatia e Pallatit të punëtorëve ndërtimor për banorët e Murit të Qytetit u mbajt koncerti i parë prej 60 minutave./Alsat