Maqedoni: Prej nesër ndalohet lëvizja edhe nëpër pyje prej orës ….

Për shkak të rritjes së rrezikut nga përhapja e zjarreve, Ministria e Bujqësisë pas kërkesës së Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” ka vendosur ndalesë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore prej orës 06:00 deri në 20:00.

Ndalesa do të fillojë të zbatohet prej nesër (e premte) dhe do të vlejë deri në largimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP Pyjet e Maqedonisë dhe për subjektet që kryejnë aktivitete pyjore në hapësirat që vepron NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe për personat që kanë leje për lëvizje në pyje”.

“Për mosrespektimin e kësaj mase, personat fizik që kapen duke lëvizur në male dhe toka pyjore do të gjobiten prej 1500 deri 2000 euro, në kundërvlerë të denarit”, thuhet në njoftim. Qeveria gjithashtu i kujton qytetarët se ndalohet djegia e barërave të këqija, si masë për të parandaluar përhapjen e zjarreve. Ndalesën për lëvizje në pyje do ta zbatojnë të punësuarit në NP “Pyjet e Maqedonisë”, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Pyjore.

Artikulli i meparshem
Në Maqedoninë e Veriut shtyhet gjendja e jashtëzakonshme edhe për një muaj
ARTIKUJ TE NGJASHEMME TEPER NGA AUTORI

Aktuale
Në Maqedoninë e Veriut shtyhet gjendja e jashtëzakonshme edhe për një muaj

Aktuale
Filipçe: Prej sot jam në izolim shtëpiak, Ministria vazhdon punën

Maqedoni
SHGM dhe OSBE: Siguruam mjete mbrojtëse për gazetarët dhe punonjësit mediatik

Aktuale
Zaev: Nevojitet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Aktuale
Filloi seanca e Këshillit të Sigurimit, nuk marrin pjesë Spasovski, Osmani dhe Filipçe

Maqedoni
Kumanovë, 10 anëtarë të Shtabit të Krizës pozitiv në CoVid-19