Zaev: Gjendja e jashtëzakonshme e domosdoshme që më lehtë të përballemi me koronavirusin


Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ermes një postimi në Facebook ka deklaruar se për tu përballur më me efikasitet me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 është më se e nevojshme sjellja e vendimit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Vlerësoj se Qeveria ka dëshmuar përgjegjësi në gjendjen e jashtëzakonshme duke sjellë masa dhe dispozita në interes të qytetarëve.

Pikërisht gjendja e jashtëzakonshme dha mundësi për zbatimin e masave të shpejta dhe efikas në drejtim të pengimit të përhapjes së koronavirusit, mbrojtjen e shëndetit dhe ballafaqimin me pasojat ekonomike”, shkroi në FB, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.