Pas infektimit të kryetari të Kumanovës, Maksim Dimitrievski me CoVid-19, Alsat mëson se të infektuar ka edhe në Shtabin e Krizës.
Burime nga ky shtab bëjnë të ditur se gjithsej 10 anëtarë kanë rezultuar pozitiv në CoVid-19.
Bilanci i personave të infektuar nga virusi Korona në 24 orët e fundit në Kumanovë është 40, përfshi në këto shifra edhe kreun e Komunës dhe anëtarët e shtabit./Alsat