Rrëfimi i kosovarit që arriti të shërohet nga koronavirusi: Kam pasur dhimbje të papërshkrueshme!


Këngëtari, Jetmir Hyseni, nga fshati Bibaj në Ferizaj është shëruar plotësisht nga virusi Covid-19.

31 vjeçari në një rrëfim për IndeksOnline ka treguar për sfidën që e kaloi me sukses.

Ai pas qëndrimit në Gjermani ishte futur drejt në karantinë me ç’rast me 20 mars rezultoi pozitiv me koronavirus.

Hyseni pas shërimit, ka thënë se është i gatshëm të dhuroj edhe plazëm e tij në mënyrë që të jap kontributin të kaloj bota këtë gjendje sa më shpejt.

Këngëtari tha se Covid-19 nuk është një grip aq I lehtë sikur po mendojnë njerëzit.

“Kam pasur vështirësi të mëdha si temperaturë, ethe dhe dhimbje të kokës e të muskujve, të papërshkrueshme”

Pasi që rezutati doli pozitiv dhe simptomat parapakisht i kisha ndjerë, u përgatita edhe psiqikisht që të kaloj këtë sfidë pa bërë panik dhe të luftoj me gripin.

“Unë do të komunikoj me mjekët sipas rekomandimeve të tyre do të dhuroj plazmën me shumë knaqësi që të ja sado pak kontributin tim që të dalim nga kjo gjendje që ka kapluar botën”, ka thënë ai.

Hyseni ka treguar se në repartin e Klinikës Infektive kanë pasur një përkujdesje të madhe nga stafi shëndetësor.

Ai ka thënë se për shtatë ditë radhazi ka marrë terapinë dy herë në ditë për të luftuar koronavirusin.

Këngëtari Hyseni në ditën e 20 dhe të 21 të qëndrimit në Klinikën Infektive ka rezultuar negativ, ku është konsideruar i shëruar.

“Lutem gjithë kohën që të mos ketë raste të reja, rastet që janë duke u shëruar ju uroj shëndet më të shpejt pasiqë vet kam kaluar në një situatë që janë ata momentalisht. Ilus qytetarët që të kenë kujdes të aplikojnë rregullat që ka vendosur shteti dhe padyshim që kemi me kaluar ketë sfidë në mënyrën më të lehtë dhe të shpejt,, vetëm kujdes!”, ka thënë ai.

31 vjeçari i cili tanimë është prind pas shërimit do të qëndroj në vetizolim 14 ditë sipas rekomandimeve të mjekëve.

Deri më tani në Kosovë janë të prekur me koronavirus 423 persona, të shëruar 71 dhe 9 viktima.