Sot, në ora 10:00, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si Koordinator kryesor i Shtabeve të krizave të njësive të vetëqeverisjes lokale për mbrojtje nga COVID 19, do të realizojë vizitë në Komunën e Bogovinës.
Në kuadër të vizitës do të realizojë takim me përfaqësuesit e Shtabit komunal të krizës me seli në fshatin Kamjan, pas çka do të vijojnë deklarata për mediat.