Memeti në gjuhën maqedonase bën apel për të respektuar shoqërinë multietinike


Në 20 vjetorin e themelimit të Avokatit të Popullit në Maqedoni, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, nuk respekton lirinë dhe të drejtën e tij që fjalimet në ngjarjet e rëndësishme t’i mbajë edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen solemne të ceremonisë së mbajtur në Kuvend, Memeti para kreut shtetëror dhe homologëve të tij nga më shumë shtete, përsësi u drejtua vetëm në gjuhën maqedonase.

IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT

Të jesh Avokat i Popullit, në shoqëri me diversitete, siç është e jona, është më shumë se sfidë, sidomos për mua, sepse në krye të institucionit erdha pas periudhës së konfliktit.

Megjithatë, pyetjes së gazetarëve se pse në paraqitjet publike e ka injoruar gjuhën shqipe, ai u përgjigj se këtë e bënë për respekt ndaj gjuhëve të tjera dhe për të ecur përpara.

GAZETARI

Memeti, Ju jeni njeriu dhe institucioni që duhet të mbroni liritë dhe të drejtat e njeriut. Por shohim se nuk e mbroni lirinë dhe të drejtën tuaj njerëzore. Kjo është liria e shprehjes në gjuhës tuaj dhe atë në ngjarje të këtilla të cilat janë të rëndësishme edhe për qytetarët shqiptarë, pse?

IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT

Kjo është respekt ndaj asaj që do të thotë shoqëri, respekt ndaj asaj që do të thotë bashkim, ndaj asaj që do të thotë nevojë për shoqërinë tonë. Duhet të bashkohemi në gjithçka, edhe në kombe, edhe në besime edhe në gjuhë. Të komunikojmë shumë më lehtë, të njihemi sa më lehtë, vetëm ashtu do të mund të shkojmë përpara.

Me ceremoninë me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Avokatit të Popullit në Maqedoni, folën edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, kryeministri Zoran Zaev, kryetarja e Asociacionit të Ombudsmaneve të Meridianit, Erinda Balanca, e cila është edhe Avokate e Popullit në Shqipëri.