Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Gjeneral Hossein Salami, zbuloi se kanë një pajisje dore që mund të identifikoj njerëzit e hapësirat infektuara me korona virusin në distancë prej 100 metrash e brenda pesë sekondash.
Agjencia Tansim njoftoi se Gjenerali i Salami i gardës famëkeqe iraniane ka deklaruar se pajisja e dorës ka efektivitetin prej 80 për qind të rasteve pa dhënë ndonjë dëshmi.
“Baza e kësaj pajisje është krijimi i një fushe magnetike të bazuar në virusin bipolar brenda pajisjes, ashtu që antena e saj mund të përqendrohet në cilin do vend brenda perimetrit prej 100 metrash që është infektuar me virus dhe të identifikoj atë në afat prej 5 sekondash” e shpjegoi gjeneral Salami këtë pajisje.
Ekspertët theksojnë se e vetmja mënyrë e besueshme e testimit për Covid-19 momentalisht është marrja e mostrës nga hunda dhe fyti, që dërgohet në laboratorë për konfirmim të materialit gjenetik të virusit.
Pushteti islamik iranian ka pësuar dështime radhazi në fund të vitit kaluar në rrafshin ndërkombëtar dhe atë të brendshëm ku regjimi u përball me protesta të shumta para dhe pas rrëzimit të civil nga Garda Islamike dhe fshehja e më pastajmë e rrëzimit nga ta.
Jo më mirë nuk ka kaluar as me epideminë e Covid-19 ku ka hasur në telashe me disiplinën e njerëzve fetarë fanatik që refuzonin masat e izolimit dhe skandalet me fshehje të numrave real të sëmurëve dhe viktimave.